VIDEO/ Momenti kur tifozi i vjedh Neymarit unazën nga gishti, e nxjerr direkt në shitje

Superylli brazilian i futbollit Neymar u ndesh me një incident të pazakontë në ndeshjen e tij të fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Teksa Neymar po largohej nga fusha, tifozët kanë dashur ta përshëndesin nga tribunat, të cilëve ai i ka zgjatur dorën dhe një tifoz e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ia hequr unazën nga gishti brazilianit.

Neymar e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur, por megjithatë e pa tifozin vetëm me një vështrim dhe vazhdoi të ecë drejt fushës.

Braziliani padyshim që nuk i interesoi shumë unaza pa të cilën mbeti, duke vazhduar të kryejë punën e tij.

Interesant është fakti se vetëm pak orë pas vjedhjes, ajo unazë është gjetur në shitje në një faqe interneti.

Unazës i është vënë një çmim prej afro 15 mijë eurosh.