FOTO/ Pësoi infar*t në stadium gjatë ndeshjes me Benfikën, tifozi i Bajernit ndërron je*ë rrugës për në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 16:57
Fitorja e Bajernit kaloi në plan të dytë, pasi një tifoz ndërroi jetë rrugës për në spital.
Bajerni i Mynihut ka lajmëruar ditën e sotme se tifozi që u shoqërua mbrëmë për në spital nuk ka mundur që të mbijetojë.
Sipas njoftimit të klubit mësohet se tifozi ka pësuar disa herë infarkt në shkallët e stadiumit ku edhe mori ndihmën e parë nga një grup mjekësh.
Pas ndërhyrjes së parë tifozi u shoqërua drejt spitalit, por rrugës nuk ia doli.
Ky ishte edhe motivi që “Allianz Arena” ishte i heshtur mbrëmë.
Në fillim tifozët mbajtën qetësi për t’i dhënë mundësi mjekëve të jepnin ndihmën e parë të qetë, por më pas kur morën vesh se pacienti ishte në gjendje të rëndë vendosën që të shikonin duelin kundër Benfikës në qetësi në shenjë respekti.

