Edon Zhegrova zbulon skuadrën që pëlqen në Itali: Një ditë mund të luaj në Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 18:47
Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë.
Anësori i djathtë i Lille, i cili asistoi Jonathan David në barazimin 1-1 kundër Juventusit të martën, foli ekskluzivisht për gianlucadimarzio.com.
Zhegrova tha se i pëlqen futbolli italian, teksa përmendi ekipin e Milanit.
“Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves.
Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves.
Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, tha Zhegrova.
