Barça vrapon falë rregullave të Flick. Pedri: Ja çfarë ndodh nëse arrin me vonesë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 17:43
Fitorja e djeshme në fushën e Crvena Zvezdës për Champions League është e shtatë radhazi në të gjitha garat për Barcelonën e Hansi Flick. Dhe e nënta në dhjetë garat e fundit.
Një paraqitje mjaft pozitive, pra, e cila bazohet në rregullat strikte për drejtimin e grupit, të vendosura nga trajneri gjerman.
Mesfushori i katalanasve Pedri flet për këtë si i ftuar në emisionin “Martínez y Hermanos” të transmetuar në Cuatro:
“Nëse vini me vonesë? Ju jeni i përjashtuar direkt nga ndeshja e radhës”.
