Fitorja minimale ndaj Benfikës, trajneri i Bayernit, Kompani: Preferojmë të shënojmë më shumë

Me rreth 75 për qind posedim të topit dhe një raport goli 24-1, Bajern e dominoi plotësisht duelin në Champions kundër Benfikës.

Në fund ishte vetëm 1-0 për rekordmenët gjermanë.

Pas ndeshjes, trajneri Vinsent Kompani komentoi paraqitjen e skuadrës së tij: “Ne gjithmonë duhet të presim më të mirën nga kjo skuadër. Është e rëndësishme të fitosh kështu ndonjëherë.

Sigurisht që preferojmë të shënojmë 3, 4 apo 5 gola.

Por ne kemi qëndruar gjithmonë të qetë”, ka theksuar belgu në një intervistë për “DAZN”.

Sipas 38-vjeçarit, kryesorja ishte marrja e tri pikëve: “Goditëm shpesh në portë, jo gjithmonë ishte e rrezikshme, por e kontrolluam kundërshtarin.

Ishte një lojë e mirë dhe një fitore e rëndësishme”, përfundoi trajneri i bavarezëve.