VIDEO/ Hakërrimi i Casemiros ndaj Garnachos, Amorim duhet të luftojë përçarjen te “Djajtë e Kuq”
Ruben Amorim, trajner i ri i Manchester United, është thirrur të marrë përsipër një detyrë në javët e ardhshme që shkon përtej aspektit teknik dhe taktik.
Ka një të keqe më të thellë që “gllabëron” Djajtë e Kuq nga brenda: problemet e dhomës së zhveshjes dhe lidershipit, egoizmi dhe individualizmi...
Me pak fjalë, janë këto arsyet e dështimeve të dekadës së fundit, përtej suksesit në Europa League me Mourinhon në stol dhe fitimit të dy kupave kombëtare.
Një përçarje që i kushtoi Erik ten Hagut punën e tij ndërsa Amorimit d ot’i duhet të ndërhyjë me forcë për ta zhdukur.
Edhe në barazimin e së dielës kundër Chelsea-t në |Old Trafford”, u dalluan qartë këto probleme, sidomos kur Casemiro shpërtheu drejt shokut të tij të skuadrës, Garnacho, i cili sapo kishte treguar egoizëm të madh duke humbur një top potencialisht shumë të rrezikshëm dhe më pas nuk e kishte ndjekur kundërshtarin e tij.
So glad Casemiro ripped into Garnacho here.
— Davo ???????? (@David_Mapheleba) November 3, 2024
Best thing about a new manager is there’s nowhere to hide for these players. You got the last guy sacked so if you don’t give 100% you’re getting exposed. https://t.co/tW9IshWmbL pic.twitter.com/EqtnD15nr9
I know football isn't played in pictures but this is bad.. pic.twitter.com/X2NzqqtgkW
— Frank???????????? (fan) (@AmorimEra_) November 3, 2024
