Ndëshkimi i Tiranës, “shpërthen” ndaj FSHF-së gazetarja, Elezi: Si në monizëm, s’mund të aplikohen dënime kolektive

Tirana u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa tifozë të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij sezoni të Superligës.

Kjo, pas ndeshjes ndaj Vllaznisë në Lushnje, ku u hodhën kapsolla në drejtim të lojtarëve shkodranë, dy prej të cilëve patën nevojë për ndihmë mjekësore.

E ndodhur në një pozicion të vështirë në renditje, me shumicën e ndeshjeve të barazuara, ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi rrezikon jo pak.

E kur kanë kaluar fare pak ditë që nga dënimi i rëndë që Federata Shqiptare e Futbollit i dha klubit më të titulluar në vend, dhe kur kryeqytetasit humbën dhe ndeshjen ndaj Egnatias, gazetarja dhe tifoja fanatike e Tiranës Pejana Elezi në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” anatemoi vendimin e padrejtë ndaj tifozëve bardheblu.

“Nuk ishte aq ngjarje traumatike sa për t’u dënuar gjithë tifozët.

Në ccafrë epoke jemi që FSH-ja aplikon dënime kolektive,m në një kohë që në stadiume ka kamera dhe gjithçka është e monitoruar/ pasi për 2-3 persona që kanë hedhur fishekzjarre nuk mund të ndëshkohet jo vetëm klubi, por edhe tifozët.

Me çfarë do e mbushin ata “Air Albania”-n kur të ketë ndeshje të rëndësishme. Vendimi i FSHF-së ka kosto gjithashtu edhe ekonomike për vetë klubin dhe kjo është e padrejtë”, theksoi gazetarja Pejana Elezi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË