Matraxhiu: Tiranës i duhen pikët në çdo ndeshje, si e vetmja mënyrë për të kaluar krizën

Tirana u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa tifozë të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij sezoni të Superligës.

Kjo, pas ndeshjes ndaj Vllaznisë në Lushnje, ku u hodhën kapsolla në drejtim të lojtarëve shkodranë, dy prej të cilëve patën nevojë për ndihmë mjekësore.

E ndodhur në një pozicion të vështirë në renditje, me shumicën e ndeshjeve të barazuara, ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi rrezikon jo pak.

E kur kanë kaluar fare pak ditë që nga dënimi i rëndë që Federata Shqiptare e Futbollit i dha klubit më të titulluar në vend, dhe kur kryeqytetasit humbën dhe ndeshjen ndaj Egnatias, Menaxher i futbollit Andi Matraxhiu në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” theksoi se e vetmja gjë që e shpëton Tiranën janë pikët për çdo ndeshje.

“Nëse Vllznia luan bukur por humbet, kjo nuk përbën problem, pasi ekipi është në gjendje të fitojë ndeshjen e radhës.

Por kjo situatë sot tek Tirana nuk ekziston, pasi asaj i duhen vetëm pikët në çdo ndeshje, dhe këtu nuk ka më rëndësi se si luan, bën lojë të bukur apo jo”, theksoi menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË