Seria A/ Mjafton goli i Lautaros për të mposhtur Venezian, Interi -1 pikë nga Napoli
Interi fiton përballë Venezias në “San Siro” dhe shkon -1 pikë nga Napoli kryesues. Nuk mund të ndodhte ndryshe në ditën kur ekipi i Antonio Conte mori një goditje të rëndë në stadiumin “Maradona” nga Atalanta.
Ishte shansi për ziklatrit që zvogëloni hendekun me kryesuesit dhe nuk e lanë t’u ikte nga duart. Përballë Venezias, në letër, fitorja ishte formalitet, por në fushë futbollistët e Interit djersitën shumë, madje u vunë disi edhe nën presion nga mungesa e golit në pjesën e parë, rastet e shumta të humbura dhe prova që kaloi Sommer pas goditjes së Oristanios.
Pas golit të Mkhitaryan të anuluar nga sistemi VAR bë minutë ne 51-të, për të hequr presionin e madh të akumuluar mendoi Lautaro Martinez, pas krosimit të Federico Dimarcos në të 65-tën.
Një gol që mori vlerën e trepikëshit, pasi në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

