Tirana nuk ngrihet dot, Deliallisi: Sot ndaj Egnatias kishim një skuadër inekzistente

Tirana u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa tifozë të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij sezoni të Superligës.

Kjo, pas ndeshjes ndaj Vllaznisë në Lushnje, ku u hodhën kapsolla në drejtim të lojtarëve shkodranë, dy prej të cilëve patën nevojë për ndihmë mjekësore.

E ndodhur në një pozicion të vështirë në renditje, me shumicën e ndeshjeve të barazuara, ekipi i trajnerit Bledi Shkëmbi rrezikon jo pak.

E kur kanë kaluar fare pak ditë që nga dënimi i rëndë që Federata Shqiptare e Futbollit i dha klubit më të titulluar në vend, dhe kur kryeqytetasit humbën dhe ndeshjen ndaj Egnatias, trajneri i futbollit Alfred Deliallisi i ftuar në emisionin "Ora Sport" në "Ora News" theksoi se Tirana vuan nga gjetja e golit.

“Tirana vijon të vuajë fillimin e ndeshjeve të fillimit të sezonit.

Tirana tashmë nuk është se po luan mirë, nuk mban topin, nuk finalizon, dhe në momentin që ti pëson në ccdo ndeshje e ke të vështirë të kthesh rezultatin

Sot ndaj Egnatias kishim një Tiranë inekzistente”, theksoi ndër të tjera trajneri i futbollit Alfred Deliallisi

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË