Nga Turqia në Rrogozhinë, Veseli: Egnatia, një klub me super-lojtarë e super-njerëz. Futbolli shqiptar ka probleme me infrastrukturën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 21:41
Tirana u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa tifozë të gjitha ndeshjet deri në fund të këtij sezoni të Superligës.
E kur kanë kaluar fare pak ditë që nga dënimi i rëndë që Federata Shqiptare e Futbollit i dha klubit më të titulluar në vend, dhe kur kryeqytetasit humbën dhe ndeshjen ndaj Egnatias, futbollisti i klubit rrogozhinas Frederik Veseli në një lidhje me skype në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” theksoi se me ekipin dhe stafin është ambientuar shumë shpejt.
“Besoj që skuadra ka super-lojtarë dhe super-njerëz. Më kanë pritur jashtëzakonisht shumë mirë.
Ndryshimi i kalimit tek Egnatia është infrastruktura në fushat e futbollit”, u shpreh ndër të tjera Veseli.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË

