''Nuk jemi në juntë ushtarake'', Vokshi: Nuk kemi vend në parlament pa u çliruar nga Garda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 12:09
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në hyrje të Kuvendit në një prononcim të shkurtër për Ora News u shpreh se nuk kanë më vend në parlament derisa të çlirohet nga garda.
Vokshi: Parlamenti i vërtetë është jashtë atij parlamenti.
Ndaj ne jemi këtu, japim mesazhin ku mesazhet janë për hyrjen e Shqipërisë në Europë, kundër kësaj qeverie e cila të vetmen gjë që i ka bërë Shqipërisë është rritje e korrupsionit dhe lidhja me krimin e organizuar.
Kështu që këto janë mesazhet që siç i shikoni në pamundësi pas dhunës që ushtroi garda përsëri ndaj grave deputete.
Unë mendoj se ne nuk kemi më vend atje sot derisa ky parlament të çlirohet nga garda.
Nuk jemi në juntë ushtarake.
