Caka: Bashkia e Tiranës nuk plotëson planin e investimeve, i ruan paratë për të blerë votat

Është mbajtur ditën e sotme protesta e radhës e organizuar nga opozita tek bashkia e Tiranës.

Në fjalën e saj, përpara qytetarëve të Tiranës Silva Caka tha se kanë kaluar 9 muaj nga vitit 2024 dhe prezupozohet se një institucion i cili ka më shumë se 330 milionë euro buxhet të realizohej investim të paktën në mesën 70-75 për qind, por çfarë ndodh në bashkinë e hajnave.

Investimet janë realizuar në më pak se 30 për qind. 

Caka: Investimet në bujqësi janë realizuar në me pak se 35 për qind. Investimet ne shpenzimet kapitale po ashtu.

Investimet në arsim, çerdhe, kopshte, infrastrukture është realizuar shumë më pak se 40 për qind. E kundërta ndodh me ato që na marrin ne.

Pra për të na dhënë na japin me pak së 40 ose 30 për qind, ama për të na marrë na rrjepin nga koka te këmbët. 225 për qind e ka realizuar planin e gjobave në të gjithë Tiranën policia bashkiake.

105 për qind e ka realizuar planin e gjobave Tirana parking. Për të na vjelur e realizojnë 100 për qind.

Këta i ka mbuluar korrupsioni pse çdo investim që bëjnë ata duan ta kthejnë ne qoke për klientët e tyre.

Pse ndodh kjo. I duhen lekët për të blerë votat sepse vitin tjetër jemi në fushatë.

Ne si këshilltarë bashkiake do të jemi aty për të kërkuar llogari dhe transparencë se çfarë bëhet me paratë që u merren çdo ditë qytetarëve shqiptarë.

Po flas edhe për ngjarjen në Shkodër. Opozita ka denoncuar krimin.