VIDEO/ Parlamenti i rrethuar nga Garda, Noka: Regjimi i ka shpallur luftë opozitës, dhe ne jemi në një betejë pa kthim për

Deputetët e opozitës janë penguar për të marrë pjesë në seancën plenare ditën e sotme nga Garda.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka është shprehur se: "nga parlamenti na përjashton vetëm vota e qytetarëve dhe jo dëshirat e pushtetit".

"Opozita ka mision të përcjellë zërin e qytetarëve në parlament. Ne na përjashton vetëm vota e qytetarëve dhe popullit opozitar pavarësisht dëshirave të narkosit apo 5 milionë eurove të doganave.

 Regjimi i ka shpallur luftë opozitës dhe ne jemi në një betejë pa kthim për vendosjen e demokracisë në vend", theksoi Noka.

JA ÇFARË PO NDODH NË KUVEND