Tensionet në Kuvend/ Alibeaj-Spiropalit: Mblidh Byronë, hiq masat ndëshkimore për deputetët e opozitës
Ndërsa tensioni vijoi edhe këtë të enjte në seancë plenare, Enkelejd Alibeaj bëri përgjegjëse maxhorancën për situatën e krijuar.
Ai kërkoi nga kryeparlamentarja Spiropali, të japë sinjalin e bashkëpunimit me opozitën, në mënyrë që jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit.
“Para një muaji e dicka përjashtuat gjysmën e këtij parlamenti, ju duhet të jepni sot sinjalin e parë për të kthyer në normalitet këtë parlament.
Po doni të krijoni një konflikt artificial sepse përfituesit e vetëm jeni ju në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Merrni masa për të kthyer normalitetin në parlament, autorët kryesorë jeni ju. E keni në dorë ta bëni që tani” tha Alibeaj duke I kërkuar kryeparlamentares Spiropali të mbledhë Byronë dhe të heqë masat ndëshkimore për deputetët e opozitës.
Në përgjigje Spiropali u shpreh se janë të gatshëm të ulen në cdo kohë me deputetët e opozitës.
“Jemi të gatshëm të ulemi në cdo kohë, ama të ulemi në karrige jo ti djegim. Për zjarrin, ju më mië se kushdo e dini cili është autor dhe arsyet.
Por duke mos I hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë, jemi gati të ulemi në cdo tryezë, pëfshi edhe konferencën edhe Byronë që deputetët e opozitës të kthehen në kuvend. Nuk mund të përsërisim probleme të tilla që burojnë nga poblemet e thella të partive jo nga parlamentarizmi” tha ajo.
