Gonzato i dorëzon Progresraportin e BE-së, Begaj: Ditë e mirë për Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 10:56
Presidenti i Republikës bajram Begaj priti sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi zyrtarisht Progres Raportin për Shqipërinë.
"Ditë e mirë për Shqipërinë! Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë.
Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë", shprehet Presidenti Begaj.

