Ambasadori i dorëzon progres-raportin e KE-së, Rama: Po marrim rezultatet e detyrave të shtet-bërjes! Gonzato: Dialog konstruktiv politik
Pas Presidentit të Republikës, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i dorëzoi edhe kryeministrit Edi Rama Progres Raportin e Komisionit Europian 2024.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot po merr në dorëzim rezultatet e detyrave të shtet-bërjes.
“Marrim rezultatet e detyrave të shtet-bërjes. Tetori është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e 22 ndërqeveritare e Shqipërisë me BE për çeljen e grup-kapitujve të parë.
Konferenca afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vende te BE në përparimin e vendit tonë. Jam këtu së bashku me ambasadorin e BE për të marrë zyrtarisht një kopje të raportit ndaj po ndërpres fjalën time për ta rivazhduar pas marrjes së raportit”, tha Rama.
MESAZHI I GONZATOS

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka dalë sot në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, një ditë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian. Ai ka nënvizuar disa nga përfundimet dhe ka folur për disa nga çështjet kyçe.
Gonzato tha se nëse përshpejtohen reformat, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Ai tha dhe një mesazh të qartë për situatën e polarizuar politike.
“Raporti njeh plotësisht faktin se Shqipëria është në harmonizim të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Komisioni sheh një mundësi që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit në BE.
Nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në 2027. Raporti i 2024 për Shqipërinë ofron orientim të rëndësishëm, rekomandimet dhe masat për vitin që vjen.
Grup kapitulli i themeloreve, sa i përket kriterit politik, situatë thellësisht e polarizuar politike. Po kështu dhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor.
Mesazhi, dialog konstruktiv gjithëpërfshirës politik. Funksioni i gjyqësorit, komisioni vëren disi progres në këtë fushë, sidomos me afrimin e fundit të vettingut. Shqetësime për orvatjet për trysni në sistemin gjyqësor”, tha ndër të tjera Gonzato.
KONFERENCA E PERBASHKET



