PROTESTA/ Balliu: Dje doli një "5D" tjetër, s'është skemë, por është sistem i Veliajt, u kap me presh në dorë duke vjedhur. Nuk do ndalemi!

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën tek bashkia e Tiranës është shprehur se beteja nuk do të ndalet derisa hajdutët të përfundojnë në burg.

Balliu ka theksuar se drejtësia e kapur e Ramës nuk e shikon vjedhjet e qeverisë, ajo shikon që në momentin kur qytetarët marrin epërsi ndaj pushtetit, sulet ndaj tyre, pasi ka frikë se i bie pushteti i Ramës.

"Ne do të vazhdojmë betejën me pastruesin e parave.

Erion Vleiaj është në partneritet, i ka kolegë prokurorët e SPAK, por edhe ne nuk  do të ndalemi do të rezistojmë.", tha Balliu.