Sherret në Kuvend, Elda Hoti në SPAK për spërkatjen "me parfum" në sallën e parlamentit
SPAK ka kërkuar dëshminë e deputetes Elda Hoti për seancën e 17 nëntorit ku sipas saj hodhi parfum në sallë por për mazhorancën ishte një lëndë djegëse.
Mësohet se e zgjedhura nga radhët e PD është paraqitur sot ku do të japë shpjegimet në Prokurorinë e Posaçme.
Për shkak të hedhjes së lëndës në sallë, seanca u përfshi nga debate të forta, madje edhe nga akuzat se Hoti po vinte në rrezik deputetët e tjerë.
Madje për të verifikuar se për çfarë bëhej fjalë u ndërpre edhe diskutimi, ndërsa ministrat tentuan të zbulojnë me nuhatje se për çfarë bëhej fjalë

Denoncimi ndaj saj u bë ndaj forcave të policisë, siç u tha në atë kohë pas mbledhjes së provave. Në prokurorinë e posacme përfunduan edhe 7 deputetë të tjerë.
Këtë radhe për përplasjen me forcat e rendit që mbërritën në oborrin e parlamentit për protestuesit që u zhvendosën nga bashkia.
Nga ana tjetër opozita akuzoi minsitrin e brendshëm dhe drejtuesit e policisë për shkelje të ligjit pasi sipas tyre bluve nuk u lejohet të jenë në këto ambiente dhe të ndalojnë deputetët
Ky është rasti i radhës kur sherret e parlamentit shkojnë në SPAK. Javën e shkuar u pushua padia për dhunë mes demokratit Nallbati e socialistit Sina.
“Pse nuk thërret SPAK Ulsi Manjën, Frida Krifcën, Ogerta Manastirliun për aferat korruptive. Për këto duhet të shqetësohet SPAK.
Sa herë i prishet qetësia regjimit. Brenda SPAK deklarova atë që deklarova në Kuvend.
Është e turpshme, shqetësim për çdo shqiptar duhet të jetë masakra e ndodhur në Shkodër.
Duhet të shqetësohet si bandat e krimit rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.
Sot drejtësia duhet të shqetësohet si bandat vendosin drejtorët e policisë”- deklaroi Hoti pas daljes nga SPAKU.

