Këlliçi: Nesër në protestë para bashkisë, kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.

Ai kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për vjedhje dhe krime zgjedhore. 

POSTIMI I PLOTË:

Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë. 

Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet! 

Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë. 

Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore. 

Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!