PROTESTA MBYLLET FIKS! Noka dhe Paloka falënderojnë qytetarët: I tmerruam! Sot ishte ditë e zezë për narko-regjimin!

Opozita ka respektuar orarin e lejuar nga policia e shtetit për tubimin e saj në rrugët e Shqipërisë.

Noka dhe Paloka teksa falënderuan protestuesit dhe qytetarët, theksuan se e sotmja ishte një ditë e zezë për mazhorancën dhe narko-regjimin e Edi Ramës.

"Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme. Dua të falënderoj me mirënjohje të pafundme të gjithë të rinjtë, të rejat, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës për këtë hap të madh të mosbindjes civile.

Dua të falenderoj gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që bënë gjithçka të shmangin përplasjet në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës që me heshtjen e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat e pushtetit. Të tmerruar, ata kanë sjellë narkopolicinë në çdo kryqëzim me qëllim që të intimidojnë opozitën.

Por me këtë sjellje të tyre ata trguan se janë në panik dhe mosbindja civile ka filluar të japë frytet e veta. Qëndresa, rezistenca jonë do të vazhdojë. Mosbindja civile do jetë ajo që do i sjellë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kthim pas nuk ka, qëndresa dhe rezistenca do japin frytet e saj", theksoi Flamur Noka.

PROTESTA 

Opozita dhe mbështetësit e saj paralizuan mbrëmjen e sotme për rreth 3 orë qarkullimin e mjeteve në akset kryesore në vend.

Situatë e tensionuar u paraqit në ish-sheshin “Shqiponja”, ku Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi u përplasën me policët.

Noka kërkoi të çante kordonin e policisë për të biseduar me drejtuesit e lartë të saj, gjë që nuk u lejua nga forcat e policisë që ndodheshin në ish-sheshin Shqiponja.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin dy koshave të mbeturinave, si dhe disa gomave. Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, paralajmëroi sërish policinë që të mos vazhdojë provokimet ndaj protestuesve paqësorë.

“Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor. Ja ku e keni fytyrën e policisë sot nuk është fytyra e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit. Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krimit të organizuar. Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë”, tha Noka.

“Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare”, u shpreh ai.

Protesta u mbyll pas gati 3 orësh. Në mbyllje Noka falënderoi protestuesit duke theksuar se mosbindja civile ka filluar të japë frytet ndërsa qëndresa do të vazhdojë

“Mosbindja civile do jetë ajo që do i sjellë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kthim pas nuk ka, qëndresa dhe rezistenca do japin frytet e saj”, tha Noka.

Tensione edhe në Elbasan

Protestuesit në Bradashesh, pikë kjo që lidh Elbasanin me Tiranën janë përplasur me Policinë e Shtetit.

Policia u k kërkuar protestusve të lirojnë rrugën për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve, teksa, deputetët e opozitës që po prijnë mbështetësit i kanë kërkuar asaj të mos provokojë.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur drejt urës së Bradasheshit, pasi qëndruan për më shumë se 2 orë në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti i bëri thirrje policisë të mos ndërhyrjë dhe të mos prekë protestuesit. “Askush nuk ka frikë më nga burgu”, tha ai.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho tha se forcat speciale rrethuan protestuesit, ndërsa punonjësit civilë ishin të dhunshëm ndaj protestuesve. Spaho pretendon se është goditur nga një punonjës policie i veshur civil. 

NDIQNI PROTESTEN LIVE