VIDEO/ Shpërthimi në biznesin e tij në Lushnje ku humbën jetën 2 persona, Deputeti i PS-së, Bujar Çela paraqitet në SPAK
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 09:59
Deputeti i PS-së, Bujar Çela është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Çela raportohet se është thirrur për shpërthimin në biznesin e tij në Lushnje ku vdiqën dy persona, babë e bir.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.
