Protesta e opozitës dhe arrestimi i Metës, Maho: Oligarkia ka kapur qeverinë. Protesta sado politike, e ka varfërinë brenda...

Përgjatë 3 orëve, forca të shumta policie kanë mbikqyrur protestën e opozitës ditën e sotme, ku u bllokuan 6 akset kryesore në vend, për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

I ftuar për të folur rreth kësaj teme në studion e "Ora e Betit" në "Ora News" ishte gazetari Armand Maho.

"Mu duk një pisllëk i madh. SPAK-u thotë se S.M paska ndërhyrë që të miratoj një ligj për minierat, por SPAK-u nuk thotë këtë tjetrën, që ky burri që u tërhoq zvarrë për këtë S.M kishte vetëm 20 deputetë dhe ligji kërkonte shumicë për 71. Këto 51 të tjerët kush i komandonte? Dhe pse nuk tërhiqet zvarrë ai që komantonte këta sepse është po aq fajtor sa ky tjetri për miratimin e këtij ligji. Nuk është vetëm problemi që oligarkia paska kapur një pjesë të parlamentit, por paska kapur qeverinë, mazhorancën. 

Ajo protestë janë shumë të shëndetshme, sikur edhe 3 persona të dalin, sado politike të jetë, e ka brenda varfërinë dhe të gjitha hallet e tjera. Çyrbja çfarë pune i prish Ramës? 5 mijë vota, do nxjerri një Çyrbe tjetër nga thesi. Opozita ku do e gjejë një Sali Berishë tjetër? Në këtë vend ne kemi një dosje tjetër, që duhet të ishte bërë gurguleja. E gjithë kupola e qeverisë, bashkive etjer ishin angazhuar për një Bashki në Dibër ku dilte edhe kryeministri në përgjime. Çfarë ndodhi? E hodhi në gjyq ky zotëria", u shpreh Maho.