PROTESTA - LIVE/ Vijon rezistenca në Tiranë - Protestuesit djegin goma dhe koshat e plehrave

Protestuesit demokratë kanë djegur gomat dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në Tiranë, në ish-sheshin Shqiponja.

Mes demokratëve dhe efektivëe të policisë pati edhe përplasje fizike. Protagonistë ishin Alban Vokshi dhe Flamur Noka, i cili kërcënoi policinë se nëse ndërhyjnë do të nisen drejt Surrelit.

Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandeve kriminale, sepse drejtuesi i tyre është emërtesë e krimit të organizuar. Është rast unik në botë. Sikurse i nipi i Spiro Kolekës me nipin e Enver Hoxhës po provokojnë qytetarët. Po ua them prapë Surreli do të jetë destinacioni”, tha Noka.

I pyetur se kur do të mbyllet protesta, Noka është shprehur se nuk ka orar pasi janë në mosbindje civile.

Kur t’i teket opozitës, jemi në mosbindje civile”, tha Noka.

Në ish-sheshin Shqiponja janë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër. Deputetët që ndodhen në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

NDIQNI PROTESTEN LIVE