VIDEO/ Gazetari kundër protestave: Bllokimi i rrugëve është i paligjshëm! Teliti: Po kur bllokohet në maratonë që të vrapojë lali Eri?
As kërcënimet e policisë se po kryenin vepër penale, nuk i ka ndaluar protestuesit e opozitës, që sot pasdite dolën në rrugë dhe bllokuan 6 akset kryesore në vend, për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Për gjatë 3 orëve forca të shumta policie kanë mbikqyrur protestën dhe në raste sporadike kanë krijuar edhe momente tensioni. Ndërsa disa protestues janë shoqëruar në komisariate.
I ftuar për të folur rreth kësaj teme në studion e "Ora e Betit" në "Ora News" ishte gazetari Anri Balaj, të cilit mesa duket nuk e kanë bindur fjalët e Telitit.
"I bashkohem zotit Telitit kur bën thirrje për hallet e qytetarëve, por nuk i bashkohem kur protedta që u zhvillua sot është për hallet e pushtetarëve. Ka një diferencë shumë të madhe që zoti Teliti nuk ia thotë opinionit publik. E para duhet saktësuar se nuk ka parti në Tokë e as në Mars, që të mari leje për protestë për bllokim aksesh rrugore.
Duhet të biemi dakord bashkarisht që të themi që bllokimi i akseve rrugore është i paligjshëm", u shpreh Balaj.
Teliti: Po kur bllokohet në maratonë që të vrapoj lali Eri me ca freshista na u lejonka, por kur bllokohet rruga për të luftuar kundër varfërisë...
Balaj: 11 wc e Ilir Metës është varfëria? Range Roveri i Flamur Nokës apo vilat e atyre të tjerëve? Kush është varfëria? Varfëria është populli jo pushtetarët.
Teliti: E ka marr me korrupsion? E ka vjedhur?
Balaj: Po vila në Lalz që akuzoi Gaz Bardhi Flamur Nokën?
Teliti: Shko hidhe në gjykatë.
Balaj: Maratona është aktivitet nuk vraponte Erion Veliaj. Vraponin tiransit, shqiptarët.

