Mosbindja civile e opozitës/ Nuri: Qytetarë që nuk kryen asnjë veprim të paligjshëm u shoqëruan në polici

Juristi, Franc Nuri në një intervistë në Ora Neës u shpreh se protesta e opozitës ishte e qetë dhe se qytetarët u shoqëruan në polici pa kryer asnjë verpim të paligjshëm.

Nuri: Protesta ishte masive, u arrit objektivi.

Në 6 akset kryesore ishtë dorëzuar njoftimi paraprakisht në polici për të organizuar një protestë të tillë.

U arrit qëllimi i organizatorëve dhe i PD për të kryer këtë mosbindje civile ku u kuptua që nuk pati incidente dhe asnjë loj vullneti i opozitës për të krijuar incidente.

Të gjithë e pamë që protesta ishte mjaft e qetë deri në momentin që u dhanë urdhërat politik ndaj policisë për të filluar me provokimet në Bradashesh dhe në Tiranë.

Qytetarë pa precedent që nuk kryen asnjë veprim të paligjshëm u shoqëruan në formë presioni nga policia.