Trajneri i Liverpool, Slot vlerëson Salah: Kampionët e mëdhenj janë vendimtarë në ndeshjet e rëndësishme

Liverpooli mori një barazim të rëndësishmen (2-2) në fushën e Arsenalit, duke arritur dy herë të rikuperojë dizavantazhin ndaj “Topçinjve”.

Goli i barazimit përfundimtar u shënua nga sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, një lojtar të cilin trajnerit i Liverpoolit, Arne Slot, e vlerëson shumë.

“Lojtarët më të fortë janë gjithmonë në dispozicion dhe vendimtarë në ndeshjet më të rëndësishme.

Ai e bëri këtë gjë si ndaj Arsenal ashtu dhe javën e kaluar kundër Chelsea, kur ai shënoi një gol dhe një asist”, u shpreh Arne Slot për sulmuesin e tij.

“Kjo është ajo që i duhet një kampioni nëse luan në një klub i madh. Liverpoli është me fat që ka lojtarë të tillë cilësorë, të cilët të ndihmojmë që të marrim rezultate të mëdha në fushë.

Edhe këtë herë Mo e bëri diferencën, por ne duhet t’i japim meritat edhe Darvin Nunez e Trent Alexander-Arnold për golin e barazimit 2-2”, tha Slot.

Më tej, duke folur për luftën për titullin, ai shtoi: “Morëm një rezultat të mirë në një ndeshje të vështirë si kjo jashtë fushe.

Mënyra se si e bëmë ishte e jashtëzakonshme, pasi konkurruam me një ekip si Arsenal, i fortë në shtëpinë e tij. Kjo është vërtet fantastike, ndaj të shohim se deri ku mund të shkojmë”.