VIDEO/ Kishte vetëm pesë minuta në fushë, Redon Xhixha shënon në fitoren e Qarabagut

Redon Xhixha gjen golin e dytë në kampionat azer në këtë sezon.

Ish-futollisti i Tiranës dhe Laçit realizoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Qarabagut përballë Shamakhit në javën e 11 të kampionatit.

Xhixha, në fakt, e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushë në minutën e 61-të.

Pesë minuta më vonë tundi rrjetën për golin e 2-0, teksa në minutat e mbetura vendësit gjetën hapësirë për të shënuar edhe të tretin.

Goli:

https://streamin.one/v/f14dbd8a