VIDEO/ Bayerni 'harron' humbjen ndaj Barcelonës, fiton me 'manita' ndaj Bochumit

Fitore me prepotencë e Bayernit të Mynihut 5-0 përballë Bochumit në transfertë.

Pa u mbyllur një javë nga humbje e thellë 4-1 ndaj Barcelonës në Champions, bavarezët iu imponuan me rezultatin e thellë kundërshtarit të radhës në Bundesligë, duke ruajtur pozitën e parë në klasifikm me 20 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Leipzigu.

Një ndeshje e dominuar nga Bayerni në “Vonovia Ruhrstadion” të Bochumit, ku ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany u shfaq zot i fushë.

Në pjesën e parë shënuan Olisse dhe Musiala, ndërsa në fraksionin e dytë e morën stafetën e golit njëri pas tjetrit Harry Kane, Sane dhe Coman.

Humbja e shtatë në tetë ndeshje gjithsej për Bochumin, që mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm një pikë.

GOLAT