''Për çdo ndeshje me valixhe në duar'', Ilnica: Tirana po vuan transfertat, ka edhe probleme ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2024, 22:01
Gazetari, Eduart Ilnica i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Tirana po vuan ndeshjet në transfertë dhe gjithashtu ka edhe probleme ekonomike.
Ilnica: Kjo Tiranë përpos të tjerave, që e tha edhe profesori ka ndërruar edhe ekipe, ka ndryshuar shumë lojtarë në formacion, po vuan edhe transfertën.
Për çdo ndeshje detyrohet me valixhe në duar, njëherë në Vlorë, njëherë në Korçë, por kjo është mospërshtatja me terrenin, plus rëndon edhe tek lojtarët psikologjikisht.
Ndoshta nuk përmendet shumë nëpër studio por ka edhe probleme ekonomike.
Të gjithë ekipet kanë probleme ekonomike por te Tirana është më e avancuar ky problem.
Gjithë këta faktorë kanë ndikuar që Tirana të mos jetë ajo që ne jemi mësuar ta shohim.
