VIDEO/ Man.United ndëshkohet në shtesë nga West Ham, Chelsea fiton ndaj Newcastle, Tottenhami humbet në transfertë

Manchester United nuk do të bëjë dy fitore radhazi në Premier League, “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të merrnin qoftë një pikë në këtë javë të nëntë të kampionatit elitar anglez në fushën e West Hamit.

Skuadra e Eric ten Hag u mposht 2-1 me të tre golat të shënuar në pjesën e dytë.

E zhbllokoi takimin Summerville në të 74-tën, por “Djajtë e Kuq barazuan shpejt me Casemiron.

Në minutën e dytë shtesë, vendësit realizon golin e fitores me Bowen, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kthehet te fitorja pas humbjes me Liverpoolin Chelsea, që iu imponua me rezultatin 2-1 Newcastle.

Jackson dhe Palmer ishin autorë të golave të bluve të Londrës ndërsa për miqtë golin e barazimit të përkohshëm 1-1 e realizoi Isak.

Tottenhami kthehet pa pikë nga transferat e Crystal Palace, pasi u mund 1-0 ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mateta në pjesën e parë.

Golat e West Ham-Man Utd

Golat e Chelsea-Newcastle

Golat e Crystal Palace-Tottenham