Ankth në futbollin kosovar/ Në gjendje të rëndë për jetën, 22-vjeçari pëson sulm në zemër

Ankth në futbollin kosovar/ Në gjendje të rëndë 

Ankth në futbollin kosovar. Lojtari i Vushtrisë, Erjon Morina ka pësuar sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me skuadrën dhe është dërguar menjëherë në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Të shumta kanë qenë klubet nga Kosova por edhe nga Shqipëria, që nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë shprehur mbështetjen e tyre për 22-vjeçarin. Morina, sa i takon karrierës futbollistike, ka luajtur më parë për ekipe si Malisheva, Llapi dhe Drenica.