VIDEO/ Derbi i ''çmendurisë'', ''lumë'' golash në ''San Siro'', Inter dhe Juventus barazojnë mes spektaklit
Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 8 të tillë.
Inter e Juventus kanë mbyll në barazim “festivalin” e golave në “San Siro”, të Milanos, me sfidën e cila ishte e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, duke i lënë kështu në “duar” kreun, “Bluve” të Napoli
Pesë nga tetë golat e sfidës erdhën që në fraksionin e parë të lojës, me “fantazistin” polak, Piotr Zielinski, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një 11-metërshi, mirëpo avantazhi zgjati vetëm 5 minuta dhe në minutën e 20’-të Dusan Vlahovic barazoi fillimisht shifrat në 1-1, ndërsa vetëm pak momente më vonë “pistoni” amerikan i krahut, Timothy Ëeah përmbysi gjithçka pas një pasimi perfekt të Conceicao.
Megjithatë, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi “Zikaltërit” arritën të gjenin sërish avantazhin, teksa barazuan fillimisht shifrat me anë të Mkhitaryan, ndërsa vetëm 2 minuta pas golit të armenit, Zielinski plotësoi dopietën personale sërish nga pika e bardhë e penalltisë.
Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës u duk se djemtë e Simone Inzaghi do të arrinin një fitore të madhe, sidomos pas rrjetës së Dumfries që çoi shifrat në 4-2, mirëpo një dopietë e Kenan Yildiz në miuntat 71’ e 82’ vulosi gjithçka në barazim, me “yllin” turk që shënoi golat e parë në karrierë ndaj rivalëve të përjetshëm të “Zonjës”.
Falë këtij rezultati, pozitat e këtyre dy skuadrave nuk ndryshojnë në tabelën e klasifikimit, me Inter që mbetet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Juventus pas tyre me 1 pikë më pak, duke lënë kështu në vendin e parë “Blutë” e Napoli, të cilët ndodhen në kuotën e 20 pikëve.
GOLAT:
https://streamin.one/v/732f62c2
https://streamin.one/v/18280ee4
https://streamin.one/v/7ec9a9e5
https://streamin.one/v/fc474e86
https://streamin.one/v/13af8c46
https://streamin.one/v/373sxgby
https://streamin.one/v/5ff619dd
https://streamin.one/v/1a466ece
