Yildiz në histori, askush më parë nuk ka shënuar dy gola në derbin e Italisë në moshën e tij

Futet në fushë dhe ndryshon rrjedhën e lojës dhe rezultatin në derbit e Italisë, Inter-Juventus.

Kjo mbrëmje do të mbetet e paharrueshme për Kenan Yildiz.

Fenomeni turk realizoi dy golat e fundit të bardhezinjve, duke shmangur një humbje që deri në ato momente dukej e sigurt.

Nga 4-2 për zikaltrit e Simone Inzaghit rezultati përfundimar ishte 4-4 vetëm falë talentit bardhezi me numër 10.

Siç raporton Opta, në moshën 19 vjeç e 176 ditë Kenan Yildiz bëhet lojtari më i ri që ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje mes Interit dhe Juventusit në historinë e Serisë A.