Boçi takime me strukturat e PD-së në Shkodër: T’i përgjigjemi këtij pushteti anti-kombëtar

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi zhvilloi takime me kryesinë e kësaj force poltike të këtij qyteti.

Në qendër të diskutimeve intensive me kryesinë demokrate të Shkodrës, Boçi pati situatën ku ndodhet Shqipëria, që sipas tij po rrezikon të rrëshkasë drejt një diktaturës.

Boçi kërkoi nga qytetarët shkodranë, angazhim maksimal mbi organizimin e vazhdimit të mosbindjes civile me 29 tetor, si një përgjigje ndaj pushteti anti-kombëtar.

Gjithashtu, në takim u diskutua dhe mbi hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër.

Postimi i Boçit:

Takime intensive me kryesinë e PD Shkodër!

Shqipëria po rrëshqet drejt një diktature absolute.

Me kryesinë e PD dega Shkodër u diskutua mbi organizimin e vazhdimit të mosbindjes civile me 29 tetor, si një përgjigje ndaj këtij pushteti anti-kombëtar!

Gjithashtu diskutuam edhe mbi hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD Shkodër.

Angazhim maksimal i demokratëve të Shkodrës deri në rrëzimin përfundimtar të pushtetit të bandave dhe të krimit!