Aksident në Fier, automjeti përplas disa bagëti të imta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 20:01
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier-Novoselë, pranë vendit të quajtur kthesa e Qarrit.
Burime paraprake bëjnë me dije se një automjet ka goditur disa bagëti të imta.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak kohësh në kthesën e Qarrit.
Pak ditë më parë, nga përplasja e një automjeti ngordhën 37 bagëti të imëta.