Trajtimet në Neuroshkencë/ Konferencë ndërkombëtare në Tiranë nga Spitali Amerikan

Tirana hapi dyert për Konferencën e Dytë Ndërkombëtare “Trajtimet Mini-Invazive në Neuroshkencë”, me fokus “Stroke dhe Dhimbje”.

Në këtë konferencë referuan dy emra të shquar të neurokirurgjisë botërore, Profesor Doktor Mentor Petrela dhe Prof. Emmanuel Houdart.

Me një eksperiencë të admirueshme botërore, Prof. Emmanuel Houdart, është Shefi i Njësisë së Neuroradiologjisë Intervenciouese në Departamentin e Neuroradiologjisë në Spitalin Lariboisière në Paris, që nga viti 1997 dhe foli për risitë e kësaj konference.

Profesor dr. Mentor Petrela tha se edhe pacientë që nuk janë trajtuar në vendet e tjera të botës kanë gjetur shërim në vendin tonë.