Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Draçin të Shkodrës.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se sot rreth orës orës 19:35, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Panorama.al mëson se viktima është shtetasi Pal Bicuku.  Ndërkohë shoferi i automjetit Valter Doçaj u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi V. D., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.