A ka para për rritjen e pensioneve? Gjokutaj: Buxheti shkon për fatura të papaguara dhe koncesione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 16:30
Eduard Gjokutaj, ekspert ekonomie përmes një interviste në Ora News tha se buxheti më së pari duhet të paguajë shpenzime të tjera, më pas pensionistët.
Gjokutaj: Padyshim që buxheti duhet vënë në dispozicion të pensionistëve, pasi atyre u kushtojnë shtrenjtimi i elementëve të jetesës, por buxheti ka disa fatura pa paguar dhe çdo qeveri që do të vijë duhet të paguajë faturat e punimeve të hapura, pasi kontratat koncesionare duhen paguar sidomos në aspektin e infrastrukturës.
Po ashtu ka shpenzime që kanë të bëjë me mbarëvajtjen e qeverisë dhe ecurinë e atyre reformave që duhen paguar. Po ashtu edhe kostot e borxhit publik i cili kërkon në një farë mënyrë shpenzime shtesë. Paratë e pensionistëve, janë ato që kemi parë.