Organizonte kultivimin e drogës në magazinë, shpallet në kërkim 38-vjeçari nga Korça
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 21:22
Santilano Duçi, 38 vjeç, banues në fshatin Voskop, është emri i personit të shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, i cili akuzohet si organizatori i veprimtarisë së paligjshme të trafikut të drogës, ku ditën e djeshme u zbulua një magazinë me kanabis në fshatin Voskop.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën të kultivuara dy bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.
Sipas policisë së Korçës, Duçi e kishte marrë me qira magazinën nga Andon Demirsha, i arrestuar nga Policia, i cili ndërtoi fillimisht godinën për stallë lopës, por pas disa vitesh e kishte mbyllur aktivitetin.
Ndërkohë, në magazinën që ishte në periferi të fshatit Voskop, Policia gjeti 195 kg lëndë narkotike kanabis sativa.