PAMJET/ Djali i Metës paraqitet në GJKKO, tërheq CD-në me pamjet filmike të seancës së të mërkurës
Djali i ish-presidentit Ilir Meta, Besar Meta është paraqitur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku mësohet se ka tërhequr një CD me pamjet filmike të seancës gjyqësore të dy ditëve më parë që u mbajt për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije për “Ora News” se CD-në e tërhoqi në Sekretarinë e GJKKO-së.

Ilir Meta ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në kryeqytet. Fillimisht presidenti i Partisë së Lirisë gjendej në godinën A, por tashmë është zhvendosur në zonën B, ndërsa i ka kërkuar gardianëve të burgut nëse ka një ambient palestre që të merret me sport.
Kujtojmë që presidenti i Partisë së Lirisë akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Aktualisht ai është lënë në masë sigurie burg pa afat.

