Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit në Apel, ja kur do shpallet vendimi

Ka përfunduar seanca maratonë për inceneratorin e Elbasanit, në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Pas debateve në sallë dhe dëgjimit të të dyja palëve, seanca shtyhet për të shpallur vendimin më 8 Nëntor, ora 14:00.

Në 5 tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit. 

SPAK kërkon ndryshimin e vendimit të GJKKO, që e dënoi Lefter Kokën me 5 vite dhe 8 muaj burg (me gjykim të shkurtuar) vetëm për korrupsion dhe t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”, me 10 vite burg në total, për inceneratorin e Elbasanit. 

Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e 3.7 milionë euro. 

Në Apel, Prokuroria e Posaçme kërkon edhe dënimin me 4 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit për shpërdorim detyre, i cili nga shkalla e parë është shpallur i pafajshëm.