Vlorë, digjen sipërfaqe me bimësi, zjarri dyshohet i qëllimshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 20:25
Një vatër zjarri është regjistruar në afërsi të fshatit Tragjas në Vlorë. Mësohet se nga zjarri janë djegur sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonë.
Ndërkohë zjarrfikësit në Vlorë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të vënë në kontroll zjarrin. Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
