Hetimi i trafikimit të personave, OSBE trajnim me prokurorë dhe oficerë të policisë në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 14:24
Oficerë të policisë dhe prokurorë morën pjesë dje në takimin e radhës të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, për hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave, në Vlorë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.
Takime të kësaj natyre janë zhvilluar edhe në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Kukës dhe do të përmbyllen në Durrës, më 30 tetor.
Seria e takimeve është pjesë e mbështetjes së vijueshme të Prezencës së OSBE-së për institucionet shqiptare për të luftuar trafikimin e personave dhe për të mbrojtur individët nga shfrytëzimi.
Takimet organizohen në kornizën e projektit të Prezencës së OSBE-së të financuar nga Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Irlanda.
