Fëmijë të dhun*shëm, psikologia Koromani: Vetëm denoncimi i tyre parandalon ngjarje të tilla si ajo në Fier
Zjarri i rënë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku brenda saj ndodheshin dy të moshuar, nuk ishte aksidental.
Ishte djali i dy të moshuarve, Altjon Sulejmanaj, 42 vjeç, që jo vetëm i vuri flakën banesës së tyre në katin e tretë të një pallati 4-katësh, por mbylli dyert në mënyrë që ata të mos dilnin dot nga banesa dhe të digjeshin.
Nisur nga kjo ngjarje e dhimbshme, pyetja që u shtrua në studion e lajmeve në “Ora News” ishte “A ka nevojë shoqëria shqiptare për psikolog?”
Përgjigjen e saj u mundua ta japë psikologia Rudina Koromani, e cila shpjegoi shkaqet që sjellin ngjarje tragjike në shoqërinë tonë.
“Në vendin tonë nuk është se është një faktor, por jan shumë të tillë të cilët ndikojnë në kryerjen e veprave të tilla. Rasti i Fierit janë akte të paprecedenta. Historitë sa më shumë që ndodhin aq më shumë çuditemi.
Kur flasim për sjellje të rënduara psikologjike dhe problematikave të shëndetit mendor duhet të kuptojmë çfarë fshihet pas kësaj gjendjeje.
Së pari futet abuzimi me substancat. Në raste të tilla ku një individ del jashtë kontrollit, dhe familjarët në momentin që përballen me sjellje të tilla duhen denoncuar në instancat shtetërore që të merren masa të menjëhershme për t’u izoluar problemi.
Pasi vetë familjarët e të sëmurit nuk e kanë në dorë kontrollin e tyre, ndaj kjo rrugë është e vetmja mënyrë për t’i parandaluar këto raste.
Sigurisht që ka raste të denoncimeve të prindërve për fëmijët e tyre, ndaj qendrat e policisë janë të përgatitura për raste të tilla”, u shpreh psikologia Rudina Koromani.


