"Mos harrojmë, në prill Dumani bëri një reagim drejtuar Metës", Bushkolaj: Gjykata dhe Prokuroria duhet të flasin vetëm me prova...

Vendimi për lënien në burg të ish-presidentit, Ilir Meta, u mor nga gjyqtari Erjon Çela ndërsa seanca u shoqërua me debate por edhe me përplasje të ashpëra, ku Meta sulmoi prokurorët e çështjes veçanërisht kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. 

Meta u mbrojt vetë dhe nuk e la avokatin të fliste, ndërsa akuza përfaqësohej nga tre prokuror, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, të cilët pas pesë vitesh hetime kanë këto akuza për të: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", u shpreh se Gjykata dhe Prokuroria duhet të flasin vetëm me prova.

"E para në raport me zotin Meta është vendosur për mua një standart negativ nga ana SPAK-ut. Mos harrojmë që në prill të këtij viti Dumani bëri një reagim drejtuar Metës. Normalisht politikanët bëjnë akuza karshi institucioneve të drejtësisë sepse në fund të ditës janë politikan, por në bindjen time Gjykata dhe Prokuroria duhet të flasin vetëm me prova. Normalisht tensioni në sallën e gjyqit është krejt i përligjur duke parë mënyren sesi është arrestuar dhe aty ka nisur edhe zanafilla e konfliktit pasi për zotin Kraja, një nga prokurorët e çështjes, arrestimi ka qenë brenda normave, por ndërkohë të gjithë i kemi ezauruar ato pamje disa herë", u shpreh Bushkolaj.