EMRI+FOTO/ Këshilli i Ministrave emëron zëvendësministrin e ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Këshilli i Ministrave, ka emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun.
Me vendimin e marrë sot, Enkelejd Musabelliu bëhet zëvendësministri i pestë i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e drejtuar nga ministri Blendi Gonxhja.
Aktualisht postin e zëvendësministrit e mbajnë edhe Blerta Rama, Lira Pipa, Olta Manjani dhe Sokol Duma.
Gjatë viteve 2013-2015 Enkelejd Musabelliu ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së drejtuar nga Erion Veliaj dhe më pas atë e ka marrë Veliaj me vete në Bashkinë e Tiranës ku ka punuar deri në vitin 2018.
Më pas në vitet 2018-2024, ai ka vepruar si konsulent për organizata ndërkombëtare dhe institucione publik.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


