“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” letër KQZ për votën e emigrantëve, kërkesa e tyre

Në letër theksohet se ky afat është jashtëzakonisht i shkurtër, duke marrë parasysh kompleksitetin e procesit.

Diaspora bën thirrje për veprim urgjent, duke nënvizuar se është thelbësore që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në procesin e diskutimit deri në miratimin e akteve.

LETRA

Lënda: Mosmiratimi i akteve nënligjore për votim nga diaspora në zgjedhjet Parlamentare 2025

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Keshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Partive Politike në Shqipëri

Organizatave të Shoqërisë Civile

Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë

Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri

I nderuar Komision Qendror i Zgjedhjeve,

Me këtë kërkesë, deshifrojmë t’ju rikujtojmë se kanë mbetur vetëm ë deri më datën ë për të përfunduar procesin e miratimit te të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për mundesimin e votës së diasporës.

Ky afat eshtë jashtëzakonisht i shkurtër, duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit që përfshin hartimin, hapjen për diskutim publik, zhvillimin e diskutimeve në grupet e punës dhe miratimin perfundimtar të këtyre akteve.

Çdo vonesë e mëtejshme do te rrezikojë seriozisht të drejtën kushtetuese të votës për qytetarët shqiptare qeë jetojnë jashtë vendit dhe do të minojë përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.

Me besim të plotë, ju nxisim te veproni me urgjencë për të permbushur detyrimet ligjore që lidhen me përgatitjen e akteve nënligjore, duke perfshire si gjithmonë të gjitha palët e interesuara në procesin e diskutimit deri në miratimin e tyre.

Koha është e kufizuar, dhe çdo hap i mëtejshëm eshtë thelbësor per te garantuar te drejtën e votës për diasporën.

Në pritje te veprimeve tuaja, mbetemi me respekt.