'Detyrim paraqitje' për ish-kreun e AKEP/ Xhixho: Vlerësoj vendimin, e bindur për pafajësinë e babait tim. Procesi do vazhdojë deri në fund
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vlerëson ndryshimin e vendimit të gjykatës nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për babain e saj, Pirro Xhixhon.
Xhixho theksoi se si familje kanë kaluar ditë të vështira dhe se është e bindur në pafajësinë e babait të saj dhe se procesi ligjor do vazhdojë deri në fund.
Ndërsa arrestimin e Metës e cilësoi si të paligjshëm dhe rrëmbin banditesk.
Xhixho: Ka një ndryshim të masës e cila që në krye të herës ishte jo proporcionale me rrethanat dhe me dosjen përkatëse për të cilën flasim.
Unë dua të vlerësoj vendimin që është marrë sot. Padyshim vlerësoj që janë marrë parasysh rrethanat e veçanta në të cilën ndodhet babai im dhe jo proporcionaliteti I dhënë për masën.
Jemi çliruar. Kemi kaluar 2-3 ditë shumë të vështira familjarisht dhe në veçanti babai im për padrejtësinë që po i bëhej. Jemi të gëzuar por vazhdojmë të jemi të revoltuar.
Sepse ajo dosje siç e kam thënë nuk përmban asnjë fakt, asnjë provë që të implikojë ish drejtuesin e AKEP në cënim të interesit publik, në shkelje ligjore apo në përfitime personale.
Që kështu procesi do të vazhdojë, si unë edhe familja ime jemi të bindur për pafajësinë e babait tim dhe procesi ligjor do të vazhdojë deri në fund.
Unë nuk dua ti futem dosjes në detaje, është një vendim që ne e kemi marrë edhe si familje për të vazhduar procesin edhe hapat ligjor duke u fokusuar tek ajo që është çështja më e madhe dhe padyshim burgimi politik që I ka ndodhur Metës.
Arrestim I paligjshëm, të gjithë jemi bërë dëshmitarë se sin ë një rrëmbim banditesk, totalisht në thyerje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të Kodit të Procedurës Penale.
Ka ndodhur një pengmarrje që botërisht e ditur tashmë me pamje shoë të inskenuara.
Si unë e mora vesh nga televizori ashtu edhe im atë masën, pra u bë një shoë dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë dosje ndërkohë që procesi kërkon që pala që është e përfshirë të jetë e para që të vihet në dijeni për akuzat.
Aty ka pasur një moment ku është goditur Meta nga një nga pjesëtarët e policisë.
