Meta në burg/ ''E prisnim'', avokati Gjokutaj: Vendim politik, nuk e humbi qetësinë në seancë, do e ankimojmë

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se vendimi për të lënë në qeli presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i pritur.

“Ne bëmë mbrojtjen tonë.

Ishte vendim që e prisnin, vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate.

Do të ndjekim rrugën e ankimit”, tha ai.

Në lidhje me tensionet në seanca ai tha se Meta në asnjë moment nuk e ka humbur qetësinë.

“Nuk e humbi qetësinë. Argumenti thuhet me zë të lartë.

Është në të drejtën e tij”, tha Gjokutaj.